Tirron Mamusha zë vendin e dytë në Gjysëm maratonën e Tiranës
Atleti gjakovar Tirron Mamusha vazhdon edhe këtë vit me sukseset. Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizuan Maratonën e Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kjo maratonë është bërë një aktivitet i përvitshëm i cili pavarësisht rritjes se cilësisë sportive ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e interesit të vrapuesve nga e gjithë bota për të vizituar qytetin e Tiranës.
Atleti Tirron Mamusha u shpall Kampion i Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë në Kros 2022 që u mbajt në Tiranë dhe në Maratonën e Shkupit ku doli si i katërti në renditjen e atletëve. Ndërkaq, së fundmi në gjysëmmaratonën e Tiranës që u mbajt ditë më parë fitoi vendin e dytë.