Monday, April 1, 2024
Sporti

Tirroni vazhdon me sukseset

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha pas suksesit me vendin e parë në vrapim virtual në gjysmë-maratonën e Shkupit, ka rrëmbyer pozitën e parë edhe në vrapimin virtual “Big Five Run” të organizuar ditë më parë nga “Nanyuki Running Team” që vjen prej Kenya-s. Ai garoj në mesin e atletëve nga shtete të ndryshme të botës si: Greqia, Italia, Gjermania, Afrika Jugore, Spanja etj.

Ai regjistroi kohën më të shpejtë duke marrë kështu vendin e parë në këtë vrapim. Atleti Tirron Mamusha vrapimin e tij e kreu në stadiumin e qytetit të Gjakovës, teksa e përfundoi garën për 16 minuta e 9 sekonda duke lënë mbrapa vetës grekun, Stefanos Rigas dhe italianin, Antonio Di Lecce. Për shkak të gjendjes nga pandemia edhe eventet e vrapimit kanë ndryshuar ndjeshëm, duke u mbajtur tani në mënyrën virtuare me rezultatet që dërgohen tek organizatorët me anë të orëve GPS. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *