Trajneri i ri i KB Vellaznimi, Ljupço Malinkov
Klubi i basketbollit “Vëllaznimi” ka bërë edhe një hap drejtë krijimit të një skuadre cilësore për edicionin e ri të superligës. Të martën ka bërë publike emërimin e kryetrajnerit të ri maqedonas Ljupço Malinkov. Këtë e ka konfirmuar kryetari i KB “Vëllaznimi” Kastriot Zherka. Ai ka thënë se trajneri Malinkov ka një përvojë të madhe në basketboll. Ka shërbyer si ndihmës trajner i parë në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.
Zherka ka thënë se klubi “kuqezi” do të vazhdojë të kompletohet edhe me basketbollist të tjerë për të qenë konkurrent serioz në eliten e basketbollit kosovar.