Friday, March 29, 2024
Sporti

Triumf i KB Vëllaznimi ndaj KB Trepça në Mitrovicë

KB Vëllaznimi ka mbajtur gjallë shpresat për ti ikur fundit të tabelës pasi të dielën në mbrëmje ka  shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës në udhëtim 68:78 (11:21, 16:19, 23:16, 18:22), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Gjatë gjithë ndeshjes gjakovarët ishin në epërsi ndërsa vetëm në çerekun e fundit distanca u zvogëlua vetëm në tri pikë, ku rrezikohej fitorja edhe për faktin se Kuq e zinjtë luanin pa Emogbon dhe Shehun që u larguan për shkak të pesë gabimeve.

Te Vëllaznimi u dalluan Ty Nichols me 19 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime dhe Robert Shestani me 17 pikë.

Fitores I kontribuoi edhe Atik Koshi I cili  sonte ishte i saktë për 3 treshe dhe 9 pikë.

Vëllaznimi me këtë fitore ka mbledhur 33 pikë dy më pak se Trepça dhe një më pak se Sigal Prishtina, mes të cilave po bëhet garë e forte për ti ikur rënies nga superliga. Deri në fund janë edhe tri ndeshje. Vëllaznimi në xhiron e ardhshme luan në Gjakovë me Golden Yllin, pastaj me Sigal Prishtinën dhe në fund me Pejën si udhëtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *