Saturday, February 3, 2024
Sporti

Turniri ndërkombëtar Shqiponja 2000

turniri shqiponja 1Të premten dhe të shtunën në qytetin e Gjakovës mbahet Turneu ndërkombëtar në hendbollin për femra “Shqiponja 2000” ku marrin pjesë dy skuadra kosovare, Shiqponja dhe Istogu  dhe dy nga vendet fqinje, Çairi I Shkupit të  Maqedonisë dhe Nikshiqi nga  Mali Zi. Hapja solemne bëhet të premten në orën 15.00 në pallatin e Sporteve Shani Nushi ku zhvillohen ndeshjet e para, në mënyrë që ndeshjet finale të turneut të luhen të shtunën prej orës 11.00   .
Hollësi për organizimin e turneut  ndërkombëtarë të hendbollit Shqiponja 2000, që organizohet me rastin e festes së 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas nga viti 2001, me organizim të klubit të hendbollit Shqiponja, do të jepen neser në konferencën për media që do të mbahet në mesditë në hotelin Pashtriku.