Wednesday, April 24, 2024
Lajme

U nda nga jeta, historiani gjakovar prof.dr. Masar Rizvanolli

Në moshën 87 vjeçare, të enjten ka ndërruar jetë prof.dr Masar Rizvanolli. Këtë e bëri të ditur Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ në Gjakovë, në krye të së cilës ishte për shumë vjet.
Prof.dr. Masar Rizvanolli njihet për karrierën e gjatë në arsimin dhe edukimin e brezave të rinj,   si pedagog në fushën e historisë në shkollat dhe Universitetin e Kosovës, ndërkohë që u shqua si studiues dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore dhe historike.

Puna e gjatë shkencore e prof. dr. Masar Rivanollit ka rezultuar në vitin 2007 e 2009, me botimin e dy veprave monumentale: “Lufta e Serbisë dhe e Malit të Zi për pushtimin e tokave shqiptare gjatë Krizës Lindore” (1875-1878), dhe “Çarshia e Madhe e Gjakovës”.

Është mes themeluesve të Shkollës së Lartë Pedagogjike Bajram Curri, Shoqatës së Intelektualëve Jakova, veprimtar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, dhe  ka shkruar dhe botuar në revistat shkencore e periodike (“Kosova”, “Gjurmime Albanologjike “, “Shkëndija”, “Gjakovapress” etj.) mbi 100 punime shkencore, fejtone e skenar filmash dokumentar.

Në rrugëtimin 12 vjeçar të revistës Gjakovapress, prof dr. Masar Rizvanolli pati një rol të rëndësishëm, si nxitës dhe inspirues për punë të suksesshme në prezantimin e historisë së Gjakovës në të gjitha fushat, , për çka ne si redaksi i jemi mirënjohës përgjithmonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *