Sunday, September 1, 2024
AktualeIntervista

Ujë ka 24 orë por duhet kursyer

Blerina radoniqi- Udh.e zyres per marredhenje me konsumator dhe publikun
Blerina Radoniqi, zyrtare për informim

‘Ne si staf vazhdimisht jemi të angazhuar që konsumatorëve tanë t’iu ofrojmë ujë cilësor si dhe furnizim 24 orë pa ndërprerje. Kuptohet që gjatë stinës së verës shpenzimet janë më të larta,   çka konsiston me  rritjen e kërkesave  për ujë,  mirëpo do të punohet me kapacitet maksimal të prodhimit të ujit , për furnizim 24 orë të qytetarëve me ujë të pijshëm. Normalisht edhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm duke e kursyer ujin’, ka thënë ms tjerash Blerina Radoniqi,  

Cilat janë kapacitetet prodhuese të ujit të pijes dhe sa po punohet në mbajtjen në nivel të cilësisë së ujit?

K.R.U.”Radoniqi” punon me kapacitet të plotë prodhimi 500 litra për sekondë, ndërsa me ndërtimin e Impiantit te ri për furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat e Anadrinit është rritur kapaciteti i prodhimit edhe për 60l/sec. Sa i përket mbajtjes së  cilësisë së ujit, mund të themi se punohet pa ndërprerë 24 orë  si në kontrollin e procesit teknologjik të trajtimit të ujit ashtu dhe në kontrollin e cilësisë së ujit. Kontrolla e ujit të pijshëm bëhet çdo dy orë në laboratorin fiziko-kimik dhe çdo ditë në laboratorin  mikrobiologjik. Normat për vlerësimin e cilësisë së ujit janë të bazuara në normat e vendosura nga OBSH dhe me Udhëzimin Administrativ të Republikës së Kosovës me nr.16/2012 për Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu.

Gjatë muajve të vapës rriten kërkesat për ujë,  do të ketë ujë te bollshëm edhe në ditët me vapë?

Vitin që lamë pas e kanë karakterizuar reshje te shumta të cilat kanë ndikuar në rritjen e vëllimit të ujit në liqe, freskimin e tij si dhe lehtësimin e procesit teknologjik.  Uji më herët se zakonisht këtë vit ka kaluar në kapërderdhje, çka mund të flasim për ujë të bollshëm dhe të cilësisë së lartë. Ne si staf vazhdimisht jemi të angazhuar që konsumatorëve tanë t’iu ofrojmë ujë cilësor si dhe furnizim 24 orë pa ndërprerje. Kuptohet që gjatë stinës së verës shpenzimet janë më të larta,   çka konsiston me  rritjen e kërkesave  për ujë,  mirëpo do të punohet me kapacitet maksimal të prodhimit të ujit , për furnizim 24 orë të qytetarëve me ujë të pijshëm. Normalisht edhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm duke e kursyer ujin.

Çfarë masa po ndërmerr KRU Radoniqi në parandalimin e keqpërdorimeve?

Ne si Kompani vazhdimisht bëjmë përpjekje përmes medieve në sensibilizimin e popullatës për kursimin e ujit, ndërsa nga ky vit kryeshefi Egzekutiv ka vendosur që ekipet e kontrolles në teren të funksionojnë me dy ndërrime, ku njeri ndërrim fillon prej orës 08:00 deri në 16:00 ndërsa ndërrimi dytë prej orës 16:00 deri në 22:00. Në rast se identifikohen  keqpërdorime nga ekipet e kontrolles në terren do të pasojnë dënimet sipas rregullores në fuqi. Ne vazhdimisht bëjmë përpjekje që të avancohemi në këtë drejtim  duke ju ofruar qytetareve shërbime sa më efikase, më të shpejta dhe njëherit  furnizim 24 orë pa ndërprerje, por normalisht  na duhet edhe ndihma e qytetarëve, prandaj në këtë kontest  i lus qytetaret që për çfarëdo parregullsie që vërejnë të lajmërojnë në email adresën lajmerokorupcionin@radoniqi.com.

RadoniqiSa janë borxhlinj konsumatoret e shërbimeve të Radoniqit- Amvisëria dhe Biznesi?

Kompania jonë gjithmonë është një hap përpara  në drejtim të ofrimit të shërbimeve sa më të shpejta dhe sa më të lehta për konsumatorët, ku  kemi hapur edhe disa porto arka në Komunën e Gjakovës dhe Rahovecit. Te gjitha këto përpjekje ne i bëjmë që të jemi sa më afër konsumatorëve dhe nuk mund të themi se nuk jemi të kënaqur me pagesat e konsumatorëve por as nuk mund ti anashkalojmë borxhet të cilat i kanë konsumatorët ndaj Kompanisë sonë,  ku  në total kapin shifrën prej 12.242.359 euro, ku prin  amvisëria me 9.218.990, bizneset 2.406.101  dhe instuticionet 617.268 euro.

Në këtë drejtim i lus konsumatorët që ti kryejnë obligimet ndaj shërbimeve të cilat i ofron K.R.U”Radoniqi” sepse  në këtë rast ndihmohet kompania në avancime të reja të cilat normalisht shkojnë në dobi të konsumatorëve tanë.

 Cilat janë këshillat për konsumatoret veçanërisht gjate muajve të verës?

Apeloj tek të gjithë qytetarët që ta kursejnë ujin e pijshëm, sidomos gjatë muajve të verës ku edhe rriten kërkesat  për ujë ndërsa paralajmëroj  që për çdo keqpërdorim të ujit të vërejtur nga ana e ekipeve të kontrolles në terren do të pasojnë  dënimet sipas rregullores në fuqi.