Monday, March 25, 2024
Lajme

Uji i turbullt në disa fshatra që kanë burimet e veta

KRU “Gjakova” ka njoftuar  konsumatorët se si pasojë e reshjeve ekstreme në tërë territorin furnizues me ujë të pijshëm, ujërat e burimeve të menaxhuara nga kompania ku bëjnë pjesë fshatrat; Gërqina, Damjani, Opterusha , Hoça e Madhe, Senoci dhe Drenoci, karakterizohen nga uji me turbullirë të lartë. “Konsumatorëve të cilët furnizohen nga këto burime iu rekomandojmë që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e rradhës. Ekipet tona të mostrimit dhe analizave të ujit po monitorojnë nonstop gjendjen dhe do ju njoftojmë me kohë për normalizimin e situates. Lidhur me situaten janë njoftuar dhe organet kompetente”, thuhet në njohtimin e KRU Gjakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *