Saturday, April 6, 2024
Lajme

Ujitet më në fund parku kryesor

parku-i-qytetit-300x225Në kohen kur bari ne parkun qendror te qytetit po zverdhej nga thatesia komuna nderhynë. Punetoret e Cabratit kane filluar te shfrytezojne njerin nga dy puset.

Renovimi i parkut në qendrën e ngushtë të qytetit në Gjakovë, i cili ka zgjatur një kohë gjatë, është pritur me interesim nga qytetarët meqë, me këtë ndërhyrje është bërë një ristrukturim pothuajse i tërësishëm i kulturës bimore, duke mënjanuar drunjtë e gjatë të cilat me kohë ishin bërë çerdhe të sorrave të ndryshme. Në anën tjetër, një çështje tjetër e cila është trajtuar me këtë ndërhyrje, ka qenë ujitja e parkut, për çka janë hapur puse në brendi të kësaj oaze të gjelbër në qendër të qytetit.

Mirëpo që nga përfundimi i renovimit të parkut, ende nuk ka filluar vaditja e tij, përkatësisht vënia në funksion e puseve dhe pompave përkatëse.

Burim Meqa, drejtor i Drejtorisë komunale të Shërbimeve Publike në Gjakovë, thotë se kjo është pasojë e disa problemeve të paraqitura gjatë menaxhimit të parkut, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, janë realizuar tentimet e para në këtë drejtim. Nisur nga investimet dhe punën e bërë për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për ujitjen e parkut pa e përdorur ujin nga Hidrosistemi “Radoniqi”, qytetarët presin që kjo të vihet në funksion dhe që parku mos të mbetet pa ujitje gjatë ditëve të nxehta të verës.