Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Ulen temperaturat, kerkohen drutë pë djegje

druMe uljen e temperaturave të ajrit është shtuar kërkesa e bashkëqytetarëve për sigurimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Pjesa dërmuese e bashkëqytetarëve edhe këtë dimër do të ngrohen me dru, ndërsa tregjet e druve  aktualisht  kanë sasi të bollshme, mirëpo në rrethanat e buxhetit të ulët familjar, cmimet e tyre janë të larta. Kjo hetohet nëpër tregjet ku bëhet shitblerja e druve, në veçanti në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Oferta për drutë është e llojllojshme duke filluar nga qerret e  traktorët që sjellin dru nga pyjet e Gjakovës  e deri te kamionët dhe transportuesit tjerë më të mëdhenj  që sjellin dru nga qendra tjera komunale të vendit. Çmimi për një metër kub dru sillet nga 30 deri në 35 euro varësisht nga sasia që blerësi dëshiron ta blejë.