Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Universiteti Fehmi Agani duhet të fuqizohet

IMG_4008Para përfaqësuesve të rektoratit, stafit mësimdhënës dhe studentëve të Universitetit publik Fehmi Agani në Gjakovë, të martën,  ministri i arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami  ka bërë të ditur planet dhe përgaditjët që po bëhën për ngritjën përkatësisht fuqizimin e Universitetit të Gjakovës, karshi standardeve evropiane.

“Ne si ministri jemi duke punuar që të kthejmë dinjitetin e vatrave të shkencës e të dijës dhe hapja e Universitetit në Gjakovë është konsiderohet një arritje kapitale. “Gjakova ka traditë universitare, ka kuadrat dhe presim që këtu do të veçohet një cilësi e lartë studimi dhe aftësimi profesional i skuadrave të reja”, ka thënë Ministri Bjarami. Ai ka shtuar se Universiteti i Gjakovës do të ketë edhe fonde mbështetëse dhe do të ketë një autonomi të plotë të veprimit.

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ne si komunë jemi përherë të gatshëm që këtë vatër të dijës dhe të shkencës ta mbështesim me të gjitha format që janë në kompetencë dhe në mundësi tona.

” Ne kemi ofruar hapësirën për kampusin universitar dhe në të ardhmen do të japim mbështetje për të ofruar dhe siguruar kuadrot ë mjaftueshme gjakovare për këtë Universitet”.

Ministri shkolla KelmenMinistri Bajrami dhe Kryetarja Kusari-Lila, kanë vizituar edhe dy qendra shkollore. Fillimisht janë ndalur në SHF. “Kelmend Rizvanolli”, ku janë befasuar me organizmin mësimorë dhe punën që bëhet nga stafi i kësaj shkolle për edukimin e nxënësve.

“Kjo vatër arsimore do të mbështet nga Ministria. Me punët që po bëhen nga kuadri arsimor në këtë vatër shkollore,  pa dyshim se do  të ketë cilësi në mësime dhe përgatitje të rinisë për shtetndërtimin e Kosovës në vazhdimësi”, ka thënë ndër të tjera Ministri Bjarami. Sikur që është ndarë i kënaqur edhe me punën e strukturave arsimore në Shkollën e Muzikës “Prenkë Jakova”. Edhe për këtë institucion arsimor artistik Ministri Bjarami ka premtuar mbështetje në të ardhmen.