Wednesday, October 4, 2023
AktualeKulturëLajme

Vaçe Zela dhe Gjakova

vace_zelaJeta muzikore dhe artistike e shqiptarëve ka ngelë pa një artiste të madhe Vaçe Zela. Qyteti I Gjakovës me traditën e lashtë për muzikën si  gjitha qendrat tjera  shqiptare ka ndjerë nga afër pikëllimin për artisten e këngës Vace Zela. Gjakova në një mënyrë ishte e lidhur me Vacen.

Këngët më të bukura që I interpretoi ajo i thuri kompozitori I njohur gjakovarë Avni Mula. Pastaj adhurues të muzikës që ka kultivuar kjo këngëtare e kanë pasur për zemër zërin e saj, ndërkohë që e mbajnë mirë në mend  paraqitjen e saj në koncertin e  mbajtur në  Gjakovën me 15.07.1980, atëherë kur sapo ishte hapur pallati I Sporteve Shani Nushi, e ku zëri saj I magjishëm  kishte mbushur me entuziazëm rreth 3 mijë spektator. Kështu kishte ngjarë edhe atë kohë, kur I  dhuroi lule e duartrokitje të gjata e të ngrohta në koncertin e orkestrit të RTP dhe RTVSH e ku ishin edhe këngëtarët Gaco Çako, Zeliha Sina, Violeta Zefi, Luan Zhegu e tj.
Gjakova gjithmonë ka ditur të vlerësoi artistët. Kështu kishte ngjarë edhe atë kohë kur I  dhuroi lule e duartrokitje të gjata e të ngrohta. Me Gjakovën u lidhë edhe prehja e saj e fundit në varrezat e Tiranës. Në ceremoninë e  homazheve, ku mbizotëronte zëri i Vaçes me këngët e kënduara ne vite, këngën lamtumirëse tek varri I  Vace Zelës e interpretoi Kori I Burrave të Gjakovës me dirigjent Rrauf Dhomin.

Këngëtarja ndërroi jetë  në moshën 74 –vjeçare pas një sëmundje të gjatë në Basel të Zvicrës këngëtarja me famë Vaçe Zela. Lajmi konfirmohet nga familjarët e saj në Zvicër.

Vaçe Zela lindi në Lushnjë në vitin 1939 dhe më 7 prill të këtij viti do të mbushte 75 vjeçe. Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit”.

“Zëri i Artë i Shqipërisë”, “Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare”, “Mbretëresha e Këngës Shqiptare”, “Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare”, “Gjigantja e Skenës Shqiptare”. Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm.

Këtë fundjavë është përcjellë për në banesën e fundit mes duartrokitjesh, lulesh, lotësh e notave muzikore ‘Artistja e Popullit’, Vaçe Zela.  Homazhe u bënë  pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumiren këngëtares që me zërin e saj, buzëqeshjen, fisnikërinë e thjeshtësinë u bë e dashur për një sërë brezash të vjetër e të rinj. Gjakova kurrë nuk I harron artistët e mëdhenj.(gjakovapress.info)