Vashat e Vëllaznimit shënojnë fitoren e tretë radhazi
Vashat “Kuq e Zi” të Vëllaznimit edhe të premten kanë shënuar fitoren e tretë me radhë në këtë kampionat, duke e mposhtur Istogun 25:19 (12:10) në Pallatin e Sporteve Shani Nushi në Gjakovë. Gjatë tërë ndeshjes hendëbolistet e Vëllaznimit avancuan dhe ishin më të mira në organizimin e aksioneve dhe finalizimin e tyre kryesisht nga Elma Kameri e cila shënoi 13 gola. Kameri ishte edhe hendëbollistja e ndeshjes, pasiqë në të gjitha pozitat arrinte të shënonte.