Sunday, March 24, 2024
Sporti

Vashat futbolliste të KF Gjakova

futboll femrat
Foto ilustrim

Viteve të fundit, sporti më i popullarizuar në botë, futbolli po bëhet atraktiv edhe për femrat. Kështu në kuadër të klubit të futbollit Gjakova ka filluar funksionimi edhe i skuadrës së femrave. Anipse vashat futbolliste  ende nuk kanë filluar garat, ato po ushtrojnë rregullisht në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Drejtues të klubit thonë se dyert e klubit janë të hapura për të gjitha talentet e futbollit të  moshës mbi 15 vjeçare. Vashat e interesuara mundë të lajmërohen çdo ditë në klubin e futbollit Gjakova.