Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Ndërron jetë  ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Ndërron jetë ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Universiteti i Gjakovës titullin  “Doctor Honoris Causa” për  Wesley K. Clark

    Universiteti i Gjakovës titullin “Doctor Honoris Causa” për Wesley K. Clark

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Fejtone

Vashat me borziloke – veteranet e këngës shqipe në Gjakovë

9 years ago
in Fejtone
0 0
0
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
hazbija me e gjata
Hazbije Dautaga Meqa e para nga e djathta

Hazbije Dautaga, Bahrije Shyti, Besa Arllati, Sahdete Kupa, Gongje Çaushi, Mandushe Abazaga, Borbardha Riza, Serbeze Këpuska, Mandushe Muhaxhiri, Litafete Komoni, Sofije Memaj e tj. janë solistet e shquara të viteve të 60- ta që me zërin e tyre  dhe këngët e bukura shqipe entuziazmonin publiku gjatë koncerteve të shfaqura në atë kohë.

Turma e njerëzve po brohoriste fortë, tek po kërkonte rikthimin në skenë. “Lemza” kishte lënë aq përshtypje, sa që     Hazbije Dautaga, duhej ta bënte këtë  për hatër të spektatorëve. Dhe ashtu kishte bërë,  një natë kur qindra veta kishin drejtuar sytë nga ajo. Ata, po e pëlqenin interpretimin e saj. “Lemza”, titulli i këngës së Vaçe Zeles,  më pas ishte bërë si identifikim i saj dhe  e kishte përcjell vajzën e re edhe  shumë vite të tjera.

“Njerëzit  filluan të  më thërrisnin “Lemza”, kujton Dautaga kohën e  fillim viteve të 60, periudhë e cila lidhet me një histori  në muzikë.

Dautaga ka qenë ndër vajzat e para të Gjakovës, që kishte marrë guxim për të thyer  heshtjen të një shoqërie patriarkale të kohës, kur u ngjit në skenë.  Vajza të tjera i ishin bashkuar, dhe sot njihen si të parat në qytetin e tyre që do të thyenin tabut duke dalë në skenë si këngëtare. Zëri i tyre më pas kishte jehuar në çdo koncert, ndejë e më vonë edhe turne.

“Në vitet e 60 ka qenë punë të bëhet diçka e tillë, çfarë mentaliteti ka qenë,  e çfarë paragjykime ka pasur.  Por ne i kemi thyer akujt”, thotë  me krenari Dautaga, një ditë dhjetori.

Bahrije Shyti, Besa Arllati, Sahdete Kupa, Gongje Çaushi, Mandushe Abazaga, Borbardha Riza, Serbeze Këpuska, Mandushe Muhaxhiri, Litafete Komoni e Sofije Memaj, ishin pjesë e vajzave me zërin e tyre kishin bërë për veti me qindra spektator.

Këngëtari i ndjerë Esat Bicurri në librin e tij “Ahengu gjakovar në shekuj” i kishte quajtur ato “vajzat me borziloke”.

“Atëbotë, kur profesioni I këngëtares nuk ishte i çmuar për mesin tonë, fillimi i viteve të 60 ishte vështirë që të merrej guximi nga vajzat shqiptare  të merreshin më këtë lloj arti. Por, ishin këto vajza që në saje të entuziazmit,  thyen këtë terr dhe I dhanë impulse të reja jetës kulturore të qytetit tonë”, ka shkruar  ndër të tjera ai.

mandushe bakija 1
Mandushe Muhaxheri- Bakija

“Vërtet kemi qenë femra që kemi guxu në atë kohë”, thotë Mandushe Muhaxheri Bakija (61), një tjetër këngëtare që ishte bërë pjesë e historisë. Muhaxhiri kishte dalë në skenë pak vite më vonë se Dautaga, mirëpo kishte mision të njëjtë. “Në atë kohë për dikë ka qenë turp me dalë më këndu në skenë apo me luajt në teatër”, thotë Bakija.

Dautaga e Bakija takohen shpesh edhe sot e kësaj dite.  Natyrisht kujtojnë edhe ditët e një  kohe të kaluar të rinisë. Shumë shpesh edhe ja thonë këngës. ”Nganjëherë edhe në rrugë, sa jemi duke ecur vetëm ndalemi e fillojmë”, thotë Muhaxhiri Bakija.

Këngët i kanë mësuar bashkë, shijet i kanë pasur të njëjta.

Por për t’i mësuar ato kishin kaluar goxha sfidë. Në qytet pakkush kishte radio.  Por i kishte mbajtur dëshira dhe entuziazmi për t’i mësuar dhe interpretuar më pas, para një audience të etur.  Si  burim kishin  radiostacionet e Shqipërisë.

“Por për m’i mësu një këngë në ato vite,  është dashur të presim tre muaj”, tregon  këngëtarja Dautaga.

“Për ta mësuar na është dashur të dëgjonim disa herë. E për ta bërë këtë, është dashur të presim ditët tjera. Në fillim nuk mendonim për melodinë , qëllimi ka qenë tekstin mi shkru, është dashur  shpejt e shpejt sa kemi arritur. Për ta plotësuar kemi pritur ditët tjera. “Ne në atë kohë nuk kemi pasur magnetofon për t’i regjistruar këngët”, kujton Dautaga.  “Ka qenë interesante sepse shumë shpejt i mësonim këngët”, tregon në  ndërkohë  këngëtarja Bakija.  Kjo  ka bërë që ato të këmbëngulin edhe më shumë.

Mësonin këngët  e Luqije Milotit, Hafsa Zyberit, Fetnete Rexhës, Anita Takes, Naile Hoxhës, Sadete Toskës… këngëtare të njohura të  muzikës popullore dhe të lehtë në Shqipëri,  të cilat në Kosovë mund të dëgjoheshin vetëm përmes radios.

Për koncertet e tyre  në skenën kosovare  as që bëhej fjalë për shkak të perdes që ndante popullin e vendet. Por zërin e tyre nuk mund ta ndalte asnjë kufi. 

Mesazhin e këngëve të tyre  e përçonin këngëtaret  që kishin thyer një heshtje në Gjakovën e atyre viteve.

E të këndoje këngët e tyre nuk ishte punë pa rrezik.  “Këngët që zakonisht ishin të Shqipërisë, më parë është dashur të shkojnë në  Sekretariatin e Punëve të Brendshme të asaj kohe, për të marrë lejen për t’i kënduar në ndonjë koncert.  “Një vit na  ndalojnë, vjen urdhri mos mu këndu ato.  Por krejt këngët ishin me motive të dashurisë”, kujton Dautaga.

“Vendosëm të mos dalim fare”.

Por shumë koncerte të tjera nuk mund t’i ndalonte askush. Shpeshherë janë thyer edhe dyert nga  dëshira e madhe për të parë interpretimet.

“Ka pasur shumë spektator, e pak vende”, thotë  Dautaga Meqa, tek sa kthen kujtimin e ditëve të rinisë. “Kanë ardhur edhe për të na parë neve, por edhe dëgjuar”, qeshet ajo.

Në librin e tij  këngëtari i ndjerë Bicurri, ka shkruar edhe këtë.

“Këto vajza sa të bukura edhe aq elegante, me zërin e tyre të mrekullueshëm në kujtesën e artdashësve lanë gjurmët e pashlyeshme edhe sot”.

“Kur kemi dalë në skenë nuk ka qenë luksi, por vetëm dëshira e jonë si rini dhe  pasioni. Ata mikrofona më shumë  kanë ushtuar  se të zmadhojshin zërin. Por edhe ashtu mua më duket që kemi dalë bukur”, shton Dautaga Meqa.

Por ky rrëfim ka mbetur veç pjesë e historisë. Shumë pak vajza në Gjakovën që njihet si “djep I muzikës popullore”,  po vazhdojnë rrugën e nisur  nga  vajzat e asaj kohe, Dautaga, Muhaxheri…  Bile edhe këto të fundit tashmë janë harruar.

Derisa Hazbije Dautagën nuk e ka trashëguar askush nga familja e saj, pasionin e  Bakijes për muzikën e ka trashëguar i biri  Artan Bakija. Bila ja ka marrë edhe namin.

“Deri vonë Artanit i thoshin djali i Dushit, kur u rrit Artani, mua po më thonë nëna e Artanit”, qeshet Mandushe Muhaxhiri Bakija, e lumtur se dikush nga familja e saj ka trashëguar artin e këndimit.

Por Muhaxhiri  mund të krenohet  edhe me disa incizime që i ka bërë në ish Radio Televizionin e Prishtinës, si pjesë e shoqërive  të ndryshme artistike, ku kishte vepruar ndër vite.  Por jo edhe Dautaga, edhe pse ofertat nuk i kanë munguar kujtojnë për ‘Kohen Ditore’.

Ajo qesh kur kujton fjalët e shoqes së saj të ndjerë, Besa Arllati, me të cilën kishin interpretuar në ato vite të arta të rinisë. “Besa thoshte, moj motër pse nuk lindem pak më vonë, ose pse nuk lindem në Mushitisht”.  “Krejt këngëtaret e Mushtishtit janë ende në skenë ”, arsyeton ajo fjalët e koleges së ndjerë.

Previous Post

Ora e Pavarësisë me çmimin Ali Podrimja

Next Post

Tryezë për figurën e Fadil Hoxhës

Related Posts

Në këtë numër të revistës Gjakovapress: Prof Aliriza Rraci: Kur Gjakova kishte 150 fisharmonikist!
Fejtone

Në këtë numër të revistës Gjakovapress: Prof Aliriza Rraci: Kur Gjakova kishte 150 fisharmonikist!

Ja si fliste dikur zejtari Musa Kika, për Plisat e prodhuar në Gjakovë
Fejtone

Ja si fliste dikur zejtari Musa Kika, për Plisat e prodhuar në Gjakovë

Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës
Fejtone

Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës

Prof.dr. Shevqet Canhasi: T’i njohim atdhetarët e harruar  HYSNI HALIL HIMA
Fejtone

Prof.dr. Shevqet Canhasi: T’i njohim atdhetarët e harruar HYSNI HALIL HIMA

Fejtone

Një jetë kushtuar artit…

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In