Monday, March 25, 2024
Lajme

Vazhdojnë punimet në rrjetin e ujërave të zeza në qendër të qytetit

Pasi në verën e kaluar ishin ndërprerë punimet në qendër të qytetit për rrjetin e ri të kanalizimit , ato kanë vazhduar nga dita e sotme. Kështu nga dita e sotme ( e mërkure) deri më datë 29 Shkurt 2020, do të ndalohet qarkullimi pjesërisht në udhëkryqin me semafor në rrugën Nënë Tereza.

“Në bazë të kërkesës së punëkryesit të kolektorëve të ujërave të zeza (KFW), ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet për shkak të punimeve në futjen e tubacioneve dhe gropimeve.

Udhëkryqi nuk do të bllokohet në tërësi, por në pjesë të ndara, ndërsa qarkullimi do të orientohet në rrugët alternative sipas fazave”, thuhet në njohtimin e Komunes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *