Thursday, March 28, 2024
Lajme

Vdes Sejfedin Bakalli, ish kryetar i komunës në vitet e 70-ta

 sefedin bakalli

Në moshën 80 vjeçare, ka ndërrua jetë dhe të premten është varrosur Sejfedin Bakalli  i cili ka qenë kryetar i Komunës  së Gjakovës  për 7 vite dhe njëri prej themeluesve dhe bartësve të disa posteve në lëmin e drejtësisë. Komuna e Gjakovës,  organizoi mbledhje komemorative ku  kujtime miqësore dhe kontribuese për zhvillimin e Komunës së Gjakovës ka sjellur miku i tij, Haki Dushi.

Ndërkaq, nga familja Bakalli janë shprehur falënderimet ndaj kryetares së Komunës për ngushëllimet dhe angazhimin e saj për varrim dinjitoz të kryefamiljarit të tyre. Pas mbledhjes komemorative u mbajtën homazhe në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Duke shprehur ngushëllimet në emër të sajin dhe të institucionit komunal, kryetarja Mimoza Kusari Lila në fjalën e saj, me dhimbje është shprehur se “ Vërtetë është e vështirë të mblidhemi e të takohemi për raste të tilla, por për Sejfedin Bakallin kemi shumë për të thënë sepse vet jeta e tij ishte punë dhe angazhim.