Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Krahas nxënësve sot filloi edhe mësimi për studentët e Universitetit të Gjakovës

    Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë sot hap konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim për prim.dr. Ali Iljazin

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim për prim.dr. Ali Iljazin

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në 6 muajt e parë të këtij viti 15 lindje më pak se vitin e kaluar në të njejtën periudhë

    Në Gjakovë 82.43 përqind e maturantëve e kaluan testin

    Në Gjakovë 82.43 përqind e maturantëve e kaluan testin

    Përhapja e Covid 19 e fut Gjakoven në karantinë

    15 raste të reja me Covid 19, ndërsa numri I rasteve aktive ka arritur në 45

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Kulturë

Vehap Shita personalitet i çmuar

8 years ago
in Kulturë
0 0
0
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Vehap Shita
Vehap Shita flet për jetën e veprën e prof. Zekeria Rexhës në akademinë përkujtimore me rastin e 90-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë më 12 maj 2005.

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare dhe është varrosur në Gjakovë, njëri ndër krijuesit e parë që u mor me kritikë e përkthim të veprave letrare, doajeni i gazetarisë kosovare dhe publicisti, Vehap Shita.  .  Libri i zisë për Vehap Shitën do të jetë i hapur në teatrin e Gjakovës me datën 13 nëntor, prej orës 10-18, ndërsa në teatrin e Prishtinës, më 14 e 15 nëntor.

Me  rastin e vdekjes se Vehap Shites telegram nushellimi familjes Shita I ka derguar kryetarja e komunes Mimoza Kusari Lila e cila mes tjerash shkruan se Vehap shita  Ishte personalitet i çmuar dhe i respektuar gjerësisht nga shokët e luftës dhe të penës, nga kolegët e shumtë gazetarë, poetë e shkrimtarë, veprat e të cilëve i vlerësoi me penën dhe mendimin e Tij të mprehtë. I palodhshëm, i papërtueshëm, i guximshëm dhe dashamirës siç dinte të ishte vetëm Ai, i gëzohej çdo veprimtarie të mirë dhe vinte pa përtesë në Gjakovën e tij të dashur sa herë që e ftonim për të thënë nga tribuna mendimin dhe fjalën e tij të çmuar.

Biografi:

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

VEHAP SHITA (Gjakovë, 1923), shkrimtar, kritik i teatrit dhe i filmit, njëri nga themeluesit, anëtar i Kryesisë dhe kryeredaktor i Buletinit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Shkup e Prishtinë e studimet universitare të gjuhës e të letërsisë shqipe i ndoqi me korrespondencë në Fakultetin Filozoik të Beogradit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe dy herasgh ra në burg. – në kohën e okupacionit fashist italian më 1943 dhe të okupacionit nazist gjerman më 1944. U burgos edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga pushteti i atëhershëm jugosllav në vitet 1947-49, për ç’shkak pati ndërprerje në studimet e rregullta universitare.

Prej vitit 1949 e deri në pension më 1981 është marrë aktivisht me veprimtari publicistike e letrare. Edhe pas pensionimit ka vazhduar të merret me këto aktivitete. Ishte redaktor i Shtëpisë Botuese “Mustafa Bakia”, i Radio Prishtinës, i gazetës “Rilindja”, i revistave letrare “Jeta e re” e “Stremljenja” të Prishtinës, i revistës së teatrit “Scena” të Novi Sadit dhe i Leksikonit të Shkrimtarëve të Jugosllavisë (4 vëllime).

Ishte anëtar i kryesive të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Lidhjes së Gazetarëve të Jugosllavisë; nënkryetar, sekretar dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Kosovës e i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës.  Prej këtyre funksioneve ka vizituar disa shtete të Evropës. Ka bashkëpunuar me të përkohshmet letrare, artistike e shoqërore “Jeta e re”, “Fjala”, “Theatri”, “Jedinstvo”, “Obelezhja” (Prishtinë), “Nëntori” (Tiranë), “Politika”, “Knjizhevne Novine”, “Delo”, “Savremenik”, “Relations”, ”Politika” (Beograd); “Oko”, “Bridge”, “Vjesnik u srijedu”, “Vjesnik” (Zagreb); “Flaka e Vëllazërimit” (Shkup), “Odjek” (Sarajevë); “Pozorishte” (Tuzlla); mandej me radiotelevizionet  e Beogradit, Sarajevës e Zagrebit, etj.

Ka botuar librat “Skena shqipe”, “Kur ndizen dritat” (shqip e serbisht, vështrime, kritika e studime për teatrin), “Gjurmëve të letërsisë” (dy botime, vështrime, kritika e studime për letërsinë); antologjitë e letërsisë shqipe ”Shkëndijat e para” (me Esad Mekulin, Zekeria Rexhën e  Mehmet Gjevorin), “Shtigjet e qëndresës” (shqip e serbisht, me Esad Mekulin e Enver Gjerqekun), “Drama shqipe” (me Hasan Mekulin), “Traganja” (“Gjurimime”, me Rexhep Qosjen),  antologjinë e poezisë së poetëve të nacionaliteteve të Kosovës të përkthyer në maqedonisht për Festivalin e poezisë në Strugë (Maqedoni), vëllimin e pjesëve teatrore “Fëmijët në skenë”, monografitë: “Zekeria Rexha – patriot humanist, intelektual emotiv” (botues “Gutenberg”, Prishtinë, 2007) dhe “Emin Duraku – ‘Qëndresa’ për çlirim e bashkim kombëtar” (botues: Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë, 2011) . Redaktoi e lekturoi librin “Fadil Hoxha – Një jetë në shërbim të atdheut” (botim i Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Naionalçlirimtare të Kosovës, Prishtinë), Veton Surroi: “Fadil Hoxha në veten e parë” (botim e grupit “Koha”, Prishtinë,2010). Lekturoi e përshtati në shqipen e sotme letrare  librin “Poezi të zgjedhura nga Divani i Shamsi Tabrizit”, të përkthyera nga Baba Qazim Bakalli (Gjakovë, 1895-1981) – botim i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në bashkëpunim me fondacionin kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë me rastin e 800-vjetorit të lindjes së poetit të madh persian Mevlana Xhelaledin Rumi.

Ka për përkthyer rreth 40 vepra letrare të letërsisë botërore në shqip dhe rreth 15 vepra të letërsisë shqipe të përkthyera në serbisht e kroatisht, ndër to romanet e Ismail Kadaresë “Kronikë në gur” (“Kronika na kamenu”, Sarajevë), “Kështjella” (“Tvrdjava”, Beograd e Prishtinë), “Dimri i madh” (“Velika zima”, Zagreb), “Tregimet” e Anton Pashkut (“Pripovetke”, Beograd), poezitë e Ali Podrimjes “Në Zotin hetuan gjarprin” (“U bogu su nazeli zmiju”, Beograd), librin e tregimeve të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës “Gjurmime” (“Traganja”), romanet e Anton Pashkut “Oh”, të Ibrahim Kadriut “Kroi i Ilaçit” (“Lekoviti izvor”), të Rexhep Zogajt “Dhuna” (“Nasilje”), romanet për fëmijë të Rexhep Hoxhës “Lugjet e verdha” (“Zelene doline”), të Vehbi Kikajt “Sarajet e bardha” (“Bijeli dvori” në bibliotekën ”Lektyrë Shkollore” – Beograd, Novi Sad, Prishtinë, Zagreb, Podgoricë, Lubjanë), të Rifat Kukajt “Ariu me harmonikë” (“Medvet sa harmonikom”, Sarajevë) etj. Ka bërë përkthime,  redakturë gjuhësore e lekturë të disa librave në botim Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, të Institutit të Historisë, të Shtëpisë Botuese “Rlindja” të Entit të Tekstve Shkollore e të “Librit Shkollor”  të Prishtinës e të shtëpive të tjera botuese

Kritika, ese e vështrime mbi letërsinë, teatrin dhe filmin shqiptar ka botuar, pos në shqip edhe në serbisht, kroatisht e boshnjakisht dhe të përkthyera në sllovenisht, maqedonisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, turqisht etj. Ka qenë anëtar i jurive të festivaleve jugosllave të filmit artistik në Pulë e dokumentar në Beograd e Prishtinë, të teatrove profesionale e amatore të Serbisë, të Kosovës e të Vojvodinës në Novi Sad, Nish, Prishtinë, Zajeçar, Kullë, Ferizaj, Gjilan etj. Ka qenë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për kritikë të tetarit e teatrologji me seli në Vjenë, i Këshillit dhe i Tribunës së Festivalit të Sterjes në Novi Sad etj. Është shpërblyer me dekorata, çmime e mirënjohje, ndër të cilat edhe me shpërblimin për kritikë letrare nga Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, shpërblimet e “Jetës së re” e të “Rilindjes” për veprimtari letrare, publicistike e përkthime letrare, shpërblimin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës  për teatër 2009, Mirënjohjen për vepër jetësore  në fushën e letërsisë  të Kuvendit të Komunës së Gjakovës (2008), me Mirënjohjen e Nëntorit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës  etj. …

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i Përkthyesve Letrarë të Kosovës, i Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë etj.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Me 21 Nëntor Radiofest mbledh radiostacionet shqiptare

Next Post

Zgjidhet problemi i ujit të pijes në Gërqinë

Related Posts

Ministria e Kulturës thotë se këtë vit përurohet Qendra Kulturore në Rogovë
Kulturë

Ministria e Kulturës thotë se këtë vit përurohet Qendra Kulturore në Rogovë

Gjakova bëhet me paralele  baleti
Kulturë

Gjakova bëhet me paralele baleti

Çmimi tradicional i Mitingut të Poezisë iu nda shkrimtarit  Zija Çela
Kulturë

Çmimi tradicional i Mitingut të Poezisë iu nda shkrimtarit  Zija Çela

Orkestra kamertale e Gjakovës e gatshme për publikun Vjenez
Kulturë

Orkestra kamertale e Gjakovës e gatshme për publikun Vjenez

Ansambli i Këngëve dhe valleve të Shqipërisë solli festë në Gjakovë
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe valleve të Shqipërisë solli festë në Gjakovë

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In