Vëllaznimi -Liria 2: 0
Futbollistët e Vëllaznimit edhe këtë të diel vazhduan me serinë e lojërave të mira dhe fitoreve. Në stadiumin e qytetit para nja 1.500 adhuruesve të futbollit mposhtën Lirinë e Prizrenit me rezultat 2 me 0. Rivali i vjetër i gjakovarëve, Liria nuk arriti pik në Gjakovë, të vlefshme për të hyrë në mesin katër skuadrave që kanë mundësi të konkurrojnë për superligë, e në anën tjetër Vëllaznimi gjithnjë e më tepër po forcon pozitën për të kaluar në superligë.
Golashënues ishin Atdhe Gashi në minutën e 29’ dhe Mevlan Zeka në minutën e 89’.
Në fillim të ndeshjes mysafirët në dy raste kanë mundur të shënojnë të parët, por në çastet e fundit ata dështuan.
Vëllaznimi i prinë tabelës klasifikuese me 54 pikë, në saje të golavareazhit më të mirë se i dyti, Istogu që ka pikë të njëjta.
Neshja ka filuar me një minutë heshtje në kujtim të 15 vjetorit të masakres në Meje