Vellaznimi edhe nje humbje nga Feronikeli
Ekipi i Ferronikelit ka shtuar edhe tri pikë të reja në konton e vet, pasi mposhti Vëllaznimin që e kishte mposhtur edhe para tri ditësh në Gjakovë. Ferronikeli, të shtunën, triumfoi me rezultatin 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj, e cila i takoi javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Rëndësia e pikëve ka ndikuar që ndeshja të ketë tensione, të cilat kulmuan në minutën e 60-të, kur arbitri Genc Nuza ka përjashtuar nga loja Qëndrim Sejdiun (Ferronikeli) dhe Admir Mehjën (Vëllaznimi). Për më keq, duelet verbale kanë vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes, por kësaj radhe mes trajnerëve Ramiz Krasniqi dhe Ibrahim Domi.
Të parët në epërsi kanë ardhur gjakovarët në minutën e tetë kur Yll Myrta shënon me kokë pas harkimit të Ramadan Kryeziut nga këndi. Barazimi ka ardhur në minutën e 35-të kur Qemajl Elshani është gjetur më së miri në tollovinë e krijuar para portierit Altik Muhaxhiri pas harkimit të Lulzim Doshlakut. Pas këtij goli, pankina e Vëllaznimit protestoi me motivacionin e portieri i tyre ishte faulluar paraprakisht, por këto vërejtje nuk i mori parasysh arbitri Nuza.
Ferronikeli erdhi në epërsi në minutën e 54-të. Sulmuesi Fatih Karahoda shënoi me kokë pas harkimit nga këndi.(koha.net)