Tuesday, April 2, 2024
Sporti

Vëllaznimi humbja e dytë, Liburni fiton

Futbollistët e Vëllaznimit as të shtunën, në javën e dytë të stinorit pranveror nuk arritën të marrin sëpaku një pikë.KEK-u mposhti skuadrën  kuq e zi me rezultat 2 me 1, ndërsa Istogu me fitoren ndaj Rilindjes ka arritur ta marrë kryesimin e tabeles klasifikuese.
Në futsall Liburni në një lojë të fortë shënoi fitore ndaj Pejës 3 me 2  në praninë e nja 700 adhuruesve që kishin ardhë në pallatin e sporteve Shani Nushi.
Edhe hendëbollistët e Vëllaznimit  më në fund sonte kanë gëzuar me fitore, kësaj radhe ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 45:31(23:14).