Vëllaznimi kampion, FFK-ja ia merr titullin Istogut
Komisari i Ligës së Parë të Kosovës në futboll ka marrë vendim lidhur me ndeshjen e fundit të Ligës së parë ndërmjet Istogut dhe Lirisë, ku vendasit arritën fitore në fund me rezultat 1:0.
Sipas vendimit, ndeshja Istogu-Liria, regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk do të regjistrohet gjegjësisht pikët dhe golat e shënuar nuk do të regjistrohen në tabelën e klasifikimit.
Me këtë i bije që Vëllaznimi i Gjakovës me 67 pike te tubuara është kampion i Ligës së Parë e jo Istogu.