Vëllaznimi me meritë në superligë
Fitorja 3 me 2 ndaj Dukagjinit të Klinës, 3 javë para mbylljes së garave, e dërgon skuadrën gjakovare Vëllaznimi në elitën e futbollit kosovar. Vëllaznimi ka 59 pikë ndërsa skuadra pasuese e vendit të tretë ka 11 pikë më pak. “Kuq e zinjtë” shënuan përmes Albutrint Morina (min.17) , Jeton Dushi (min.75) dhe golin e fitores e shënoi Kushtrim Gashi (min.80). Fitorja e sotme ishte e vështirë për faktin se Dukagjini me pretendime për barazh u prezantua me një lojë shumë të mirë ndërsa shiu I kohëpaskohshëm vështirësoi kushtet e lojës. Pjesëloja e parë përfundoi 1 me 1, ndërsa në të dytën avancuan mysafirët duke ia vështirësuar punën skuadrës nikoqire.
Pas lojës festuan futbollistët dhe tofozeria. Kapiteni I Vëllaznimit, Albutrint Morina tha se kjo arritje vjen si një rezultat I përbashkët I kryesisë, shtabit teknik, futbollistëve dhe tifozerisë.
#Jemi të lumtur që ia arritëm këtij qëllimi për tu bërë pjesë e superligës sepse aty edhe e kemi vendin. Kjo është dhurata më e mirë për klubin që sivjet shënon 90 vjetorin e themelimit”, tha Morina pas ndeshjes.,