Friday, April 5, 2024
AktualeSporti

Vëllaznimi ndalon në Fushë Kosovë për Kupën e Kosovës

Vellaznimi VS Olimpiku i Tiranes

Pas ndryshimeve në radhët e Vëllaznimit, qoftë me shtabin e ri teknik apo edhe me përforcimet tjera,  të dielën  në Fushë Kosovë u zhvillua ndeshja e parë e stinorit pranveror në garat për Kupën Futbollistike të Kosovës,  që përfundoi me rezultat  6 :5, pas ekzekutimit të penaltive. Në kohën e rregullt ajo kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2 me 2, gjë që kishte ngelur edhe pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Të parët në avantazh  në minutën e 15’erdhën vendasit nga një gjuajtje e lirë mbi 30metra. Barazoi Buqaj në minutën e 55’ nga penaltia në 1 me 1, Vendasit përsëri erdhën në avantazh në minutën 70’ në mënyrë  që në minutën 87’  Rogova te barazoi  2 me 2. Edhepse në vazhdime “Kuq e zinjtë” u treguan më të organizuar, nuk arritën të shënojnë.  Në ekzekutimin e penaltive vendasit u treguan më të shkathtë, ndërsa për Vëllaznimin shënuan Duraku, Kasapi dhe Kryeziu ,kurse portën e huqen Rogova dhe Nikoliqi.

Përbërja e Vëllaznimit: Altik Muhagjiri, Yll Myrta, Valon Kasapi, Roland Duraku, Robert Gjeraj, Luigj Buqaj(Ermir Nikoliqi), Agron Skeraj(Leondrit Maraj), Dardan Rogova, Mevlan Zeka, Ylber Myrta (Albutrint Morina), Ramadan Kryeziu.