Wednesday, March 27, 2024
Sporti

Vellaznimi në superligë, presidenti menjëherë përgatitjet!

Të dielën ka rënë perdja e kampionatit në Ligën e parë futbollistike të Kosovës dhe Vëllaznimi  siguroi superligën sepse nga 30 ndeshjet e zhvilluara ka arritur 21 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje duke mbledhur 68 pikë aq sa ka edhe  Flamurtari në vend të parë.
Presidenti i klubit Vëllaznimi Shkelzen Gashi i cili jeton e punon në Gjermani, përmes telefonit ka përgëzuar futbollistët, shtabin teknik dhe tifozerinë për këtë fitore dhe realizim të synimit.
“Në fillim të kampionatit ju pata premtuar se do të kthehemi në superligë. Kemi kaluar nëpër sfida të shumta por suksesi ka arritur. Skuadra ka treguar lojëra cilësore, kemi qenë ekipi më i disiplinuar dhe gjitha këto na bëjnë të krenohemi” ka thënë Gashi.
Ai i vetëdijshëm se tash skuadrën e pret një rrugëtim tjetër akoma më i vështirë  në elitën e futbollit kosovarë, ka përgatitur një plan ambicioz të cilin për dy javë do ta bëjë të ditur.
“Vëllaznimi  e ka  merituar superligën. Pak do të pushohet sepse verën do ta shfrytëzojmë për tu përgatitur sa më mirë në elitën e futbollit . Unë e kam të gatshëm një plan ambicioz me të cilin do të ecet përpara” ka thënë Gashi duke u ankuar në mungesën e ,mbështetjes së mjaftueshme të deritashme  nga donatorët dhe komuna .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *