Thursday, April 4, 2024
AktualeSporti

Vëllaznimi nxjerr një pikë I meritoi tri

prishtina-vellaznimi1Derbi  I dy skuadrave rivale ndër më të vjetrat në Kosovë, Prishtinës dhe Vëllaznimit ka përfundnuar pa fitues 1 me 1 me të dyja golat që u shënuan nga pika e bardhë. Kuq e zinjtë kishin raste të qindpërqindta për ta ngritur epërsinë kur Mevlan Zeka u gjend ballë përballë me portierin Mushica dhe dy goditje të fuqishme të Luigj Buqajt dhe Ylber Myrtës që goditën shtyllën horizontale të portes nikoqire. Edhe vendasit patën raste të volitëshme por ishte portieri Altik Muhaxheri që tregoi shkathtësitë e tija prej një portieri perspektivë.

Pjesëloja e parë kaloi në shenjë të iniciativës së Prishtinës por që Vëllaznimi shënoi I pari pasi në 16 metërsh u pengua sulmuesi këmbëshpejt Zeka dhe referi kryesor Hajdari akordoi penalty. I pagabueshëm  në minutën e 15 ishte Valon Kasapi. Në pjesëlojën e dytë , mbrojtja shumë e mirë e gjakovarëve arriti të kundërvihet me sukses sulmeve të njëpasnjëshme të Prishtinës deri në minutën e  71-të kur u akordua penalty dhe  Mentor Zhdrella realizoi për rezultatin përfudnimtar 1 me 1.

Gjatë tërë ndeshjes edhe përkundër shiut, tifozët e Vëllaznimit “Kuq e zinjtë e Jakovës” që ishin në numër më shumë se sa “Plisat” vendas,  mbështetën skuadrën e zemres  dhe bashkë me futbollistët ndanë suksesin e një barazimi në derbin e madh kosovar. Në xhiron e shtatë Vëllaznimi luan në Gjakovë me Feronikelin.