Veprimtari të shumta me rastin e 28 Nëntorit
Veprimtari të shumta kulturore e përkujtuese janë organizuar në komunën e Gjakovës me rastin e Festës së madhe të Flamurit. Për nderë të 28 Nëntorit, festës së pavarësisë së shtetit shqiptar, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës.
Duke i uruar të gjithë qytetarët, kryetari Gjini ka thënë se 28 Nëntori është njëra prej festave më të mëdha për shqiptarët pasi për të arritur tek kjo ditë është dashur të bëhen shumë sakrifica brez pas brezi.
Homazhe dhe kurora me lule vun edhe përfaqëesues të subjekteve politike të komunës.
Pasdite Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” në bashkëpunim me Kuvendin Komunal në Gjakovë përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi Akademi Solemne me titull “Për Ty Flamur”.
Saranda Hyseni, drejtoreshë e Kulturës tha se 28 Nëntori është një festë e madhe që na bënë të gjithëve krenar.
“E dimë shumë mirë që populli shqiptar asgjë nuk ka fituar lehtë, çdo gjë e ka fituar me gjak, mund e sakrificë, gjë të cilën po e dëshmojmë edhe sot, asgjë nuk po fitojmë lehtë. Urime të gjithëve, uroj që të paktën nëntorin tjetër si Kosovë të jemi në një pozicion edhe më të mirë se tash”, tha ajo.
Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” Ruzhdi Sefa tha se Kosova po qëndron në këmbë pavarësisht halleve që ka.
“Në këtë mënyrë, nga të gjithë popujt e Ballkanit, shqiptarët ishin të fundit që krijuan shtetin e vet, dhe atë të përgjysmuar nga popullsia dhe territori. Të gjithë hallet që Kosova, ajo është në këmbë, përjetësisht me ngjyrat e saj kuq e zi, bashkë me pjesët e tjera të atdheut, ecim furtunave drejtë ribashkimit”, tha ai. Gjithashtu, ai lexoi intervista të cilat i kishte dhënë Ismail Qemali para shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri, në vitin 19912.
Referues ne kete akdemi ishin : Dr. Arben Hoxha, në temën :”Flamuri si vullnet dhe si përfaqësim “, Dr. Alban Dobruna – Ripushtimi i Gjakovës në vitin 1918, Mrika Limani për Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Kushtrim Shehu foli për elitën e Gjakovës dhe kontributin e saj në shekuj. Me këte rast u shfaq edhe Filmi Dokumentar “106 vite PAVARËSI” ndërkohë që aktivitetet përcjellëse të këtij manifestimi ishin edhe Ekspozita me dizajne të flamurit nga dr. Shyqeri Nimani, e të tjera.