Vihet rregull në Çarshinë e Vjetër
Me rinovimin e rrugës së Çarshisë së Vjetër bashkë me ndriçimin, ulëset dhe infrastrukturën tjetër nëntokësore, morën hov kafiteritë, ndërsa kjo pjesë e qytetit të vjetër u bë qendër e frekuentimit të rinisë. Një hapje e shpejtë e shumë kafiterive bëri që karriget dhe tavolinat ta mbushin rrugën edhe jo aq të gjerë duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve. Komuna vuri rregull, duke vijëzuar kufizimet për vënien e tavolinave dhe krijimin e rrugës përmidis kafeterive./sic shifet ne keto foto/
Tash kalimtarët dhe mysafirët e shumtë që po vijnë me eskurzione të ndryshme nga të gjitha anët, mundë të ecin lirshëm, ndërsa edhe vet kjo pjesë e çarshisë po duket më e bukur…