Tuesday, March 26, 2024
AktualeLajme

Violinisti Shkelzen Doli anëtar nderi I Klubit Rotari

Për kontributin e madh dhe të jashtzakonshëm në promovimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në botë, rotarianët gjakovarë të premten në mbrëmje me një ceremoni rasti  e nderuan artistin Shkelzen Doli, si anëtarë nderi I Klubit, si personalitet i shquar i artit dhe kulturës shqiptare. Duke I ndarë këtë mirënjohje, kryetari RK, Lulzim Jupa tha se Xeni me zërin e violinës dhe interpretimin e jashtëzakonshëm në skenat më prestigjioze botërore, tashmë u shëndrrua në imazh të vlerave të vendit dhe kombit tone.

Më tutje  u tha se sukseset e Shkëlzen Dolit si instrumentist në violinë të cilat ishin të shumta kulmuan, në vitin 1995, me një sukses të ri shumë të rëndësishëm, kur filloi të luante në Orkestrën më prestigjioze të arenave ndërkombëtare – Filarmoninë e Vjenës.

“ Bashkqytetari ynë,Shkelzen Doli është muzikanti i parë dhe i vetëm shqiptar në Filarmoninë e Vjenës. Shkelzeni me programet e kësaj trupe gjigante artistike është prezantuar në shumë turne si solist dhe anëtar i grupeve të muzikës së dhomës, në shumë shtete metropole të botës.Ai me aktivitetet e tij vazhdon reflektoj si model i shkëlqyer i punës me përkushtim dhe vetmohim, për zhvillimin dhe kultivimin e vlerave më të mira edhe të artit dhe kulturës shqiptare” theksoi Skender gola, zedhenes I Rotari Klubit të Gjakoves..

Përvec punës dhe aktiviteteve si antar i Filharmonisë së Vjenës, Shkëlzeni, si solist edhe i muzikës kamertale, ai me tingulllin e vertetë shqiptar të violinës, prej vitesh me punën e palodhshme vazhdon të kontriboj në prezantimin dhe njohjen e vlerave të artit dhe kulturës shqiptare në të gjithë botën.

“Për të prezantuar sa më mire dhe sa më denjë në Evropë dhe gjithë botën artin dhe kulturën tonë, Shkelzeni, ka realizuar disa programe me muzikë autoktone shqiptare në bashkpunim me muzicientët gjakovarë dhe të qyteteve të Shqipërisë. Programe këto, përveç trojeve shqiptare janë plasuar edhe për audiencën e huaj. Dhe, jo rastësisht, Shkelzenin e quajnë ambasadorin e vërtetë të kulturës shqiptare”,theksoi Gola.

Shkelzen Doli duke marrë këtë mirënjohje u zotua se do të kontribuojë në të gjitha aktivitetet që ndërmerr Klubi Rotari.