Vizitohen Ndermarrjet Publike
Një ditë pasi ka marrë zyrtarisht postin e kryetares së komunës Mimoza Kusari Lila ka vizituar ndërmarrjet publike të Gjakovës, “Çabratin”, “Stacionin e Autobusëve” dhe “Ngrohtoren e Qytetit” për tu njohur nga afër me punën e tyre si dhe për të shpalosur vizionin e sajë për fushat që mbulojnë këto ndërmarrje duke përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
“ Si femër që jam, e kjo është traditë jona, kam kërkesa më të mëdha për ambientin dhe pastërtinë e qytetit. Jam e interesuar që të kemi një qytet të pastër dhe pa mbeturina. Ndërmarrja “Çabrati “ është me ndikim të madh në ngritjen e nivelit të pastërtisë bashkë me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që ti mbajnë ambientet e pastra, prandaj do të ketë mbështetjen e komunës”, tha Kusari Lila duke kërkuar që në menaxhimin e mbeturinave të përfshihet I gjithë territori I komunës së Gjakovës.
Ajo ka kërkuar që pos shtrirjes së veprimtarisë menaxhuese të mbeturinave edhe nëpër fshatra, të filloj aplikimi I riciklimit të mbeturinave, të mos hidhen mbeturinat e ngurta në lumenj dhe të sigurohen edhe automjete moderne duke lënë formën e vjetër të transportit me traktorët. Por në anën tjetër, duke fol për nevojën e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të mbajtur ambientet e pastra, të aplikohen edhe gjobat për shkelësit-ata që hedhin mbeturina vend e pa vend.
Ndërkaq ka premtuar se në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet vitin e ardhshëm, të ketë projekte në kuadër të atyre të BE_së, “Kosova e Bukur”, ndërsa për lumenjtë, “Krena” dhe “Llukaci” ka thënë se kërkohet të kenë një trajtim shumë serioz.
Kusari Lilen për ecuritë e punës në Ndërmarrjen Publike Cabrati e njoftojë drejtori, Avdullah Babalija I cili theksoj se 126 punëtorët e kësaj ndërmarrje me një mekanizëm të vjetruar prej 20 kamionëve të mbuluar dhe 9 traktorëve, me sukses ka arritur të menaxhojë grumbullimin e mbeturinave në gjithë qytetin por edhe në 20 fshatra të komunës.
“Synim yni parësorë ka qenë shërbimi sa më afër qytetarit duke I ofruar një herë në javë marrjen e mbeturinave shtëpi më shtëpi. Besojë se edhe në kushte të vështira financiare kemi arritur të mbajmë pastërtinë e qytetit duke e shndërruar në një nga qytetet më të pastra në Kosovë. Meqenëse afarojmë vetëm me inkasimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave nuk kemi pasur mundësi që të ndajmë mjete për freskimin e mekanizmit transportues, ” tha Babalija.
Në kuadër të vizitave në ndërmarrjet komunale, Kryetarja e Komunës së Gjakovës vizitoi edhe stacionin e autobusëve ku u prit nga drejtori Nevruz Dervishi I cili fillimisht bëri një prezantim të punës dhe funksionimit aktual në stacionin e autobusëve duke përmendur edhe problemet që kanë të bëjnë me kufizimet buxhetore.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila shprehu interesimin që së pari të hartohen plane konkrete që do mundësojnë partneritetin publiko privat si mundësi e zhvillimit të shërbimeve.
“ Sinqerisht jam e interesuar që të kemi një trafik të rregullt urban, me autobusë të ri, të cilët do mundësojnë edhe zvogëlimin e qarkullimit të madh të automjeteve, por që ndikojnë në anën tjetër edhe në mbrojtjen e ambientit. Ajo çka është me shumë rëndësi është që së shpejti ne duhet të kemi edhe linja të rregullta të trafikut edhe në fshatra. Konferenca e donatorëve e cila do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm , mbetet një mundësi që ne të prezantojmë projektet konkrete që kanë të bëjnë edhe me trafikun, por edhe me investimet në autobusë”, ka përfunduar Kusari Lila.
Sfida e parë që e karakterizon punën si kryetare të Komunës së Gjakovës për Mimoza Kusari Lila janë problemet e shumta në ngrohtoren e qytetit.
Në vizitën që I bëri sot këtij institucioni, Kusari Lila u njoh nga afër me gjendjen e rëndë, si për mungesën e mazutit, po ashtu edhe për punëtorët të cilët tash e 4 muaj nuk janë paguar.
“Do bëjë një kërkesë urgjente që këtë gjendje ta tejkalojmë dhe sa më shpejtë të ofrojmë ngrohje për banorët e Komunës së Gjakovës, si dhe të sigurojmë mjete për pagat e 46 punëtorëve. Ngrohtorja është ndërmarrje komunale, andaj nuk duhet në asnjë mënyrë që përgjegjësin ta hedhim në institucionet qendrore, pasi që me një menaxhim të mirëfilltë jam e bindur se ngrohtorja e qytetit do të qëndrojë në këmbët e veta”, tha Kusari Lila
Nga ana tjetër drejtori në detyrë Astrit Dema njoftoj kryetaren e Komunës së Gjakovës me borxhet që institucionet komunale kanë ndaj ngrohtores.