Saturday, February 3, 2024
Sporti

Volejbollistët e Vëllaznimit kampion në superligën B

Volejbollistët e KV Vëllaznimi e kanë ngritur Kupën e triumfit në superligen B të Volejbollit, të hënën në mbrëmje në Pallatin e Sporteve në Gjakovë pasi kanë mposhtur  Drenicën me rezultat 3 me 1 në seta. Mysafirët ishin më të mirë në setin e parë, kur e mbyllen me rezultat 26:24, ndërsa në tri setet tjera volejbollistët gjakovarë I mbyllen me sukses në favor të vetin, 25:20, 25:22 dhe 25:18.

Pas ndërprerjes së garave për shkak të pandemisë dhe me lirim e masave nga Qeveria e Kosovës garat e Superligës B kanë vazhduar aty ku ishin ndërprerë.  Trajneri Blendi Haxhikadrija, pas ndeshjes tha se kjo ishte një fitore që erdhi pas ndeshjeve të mira, angazhimit dhe dëshirës për fitore që volejbollistët e rinj treguan.

Nga sonte KV Vëllaznimi është anëtar i Superligës A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *