VRAPO ME FSK – GJAKOVA 2015
Vazhdojnë regjistrimet për aktivitetin VRAPO ME FSK – GJAKOVA 2015 që në qytetin tonë do të mabhet të dielen me fillim prej orës 10. Në qendër të qytetit pjestarë të Forces së Sigurisë së Kosovës rexhistrojnë qytetarët e intersuar që shprehin intersim për t‘iu bashkangjitur sfidës prej 10 kilometra vrapim. Ky aktivitet sportiv ka qëllime humanitare dhe si qëllime shtesë ka rritjen e bashkëpunimit të FSK-së me qytetarët dhe promovimin e vlerave të komunës së Gjakovës. Duke ditur që fëmijët janë e ardhmja jonë fondi i mbledhur nga participantët që ka vlerën minimale prej 5 euro për pjesëmarrës do të përdoret për mbështetjen e femijëve në nevojë të komunës së Gjakovës.
Në këtë vrap do të marrin pjesë pjesëtarë të njësive të FSK-së, KFOR-it, klubeve sportive, institucione nderkombetare dhe vendore, qytetarë nga të gjitha komunat dhe grupe kolektive qe vijnë nga fusha të ndryshme. “Vraponi për bamirësi dhe për shëndetin tuaj!” është moto e këtij aktiviteteti që e ka mbështetur kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila.