Saturday, March 29, 2025
AktualeGjakova PresssKulturë

Xen Doli mahniti boten në Koncertin festiv të Vjenës

https://www.youtube.com/watch?v=wt8mm2_NyMA

Ambasadori i kulturës  shqiptare  në  botë ,  anëtari  i  Filarmonisë  së  Vjenës violinist I shquar Shklzen Doli ka nisur një vit të mbarë për vete dhe popullin shqiptarë.  . Violinisti kosovar më famë botërore Shkëlzen Doli, ka shkëlqyer sot më përformancën e tij livë në koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës.

Gjatë performancës e cila u përcjell më kërcim të balerinëve të njohur, djaloshi gjakovar ekzekutoj këngë të njohura shqiptare “Hapi sytë” kushtuar Çamërisë.

shkelzen doli ne vjen 1Interpretimi i tij i shkëlqyer ka mahnitur të pranishmit nga ku ka marr edhe shumë duartrokitje. Violinisti Shkëlzen Doli është i lindur me 9 gusht 1971 në Elbasan, ndërsa më prejardhje është nga Gjakova në qytetin ku jetoj për shumë vite deri sa u shpërngul për të jetuar në Vjenë. Ai, është shqiptari i parë në Filarmoninë e Vjenës.

Koncerti i Filarmonisë së Vjenës i cili shfaqet çdo vit, në fillim të vitit, përkatësisht më  1 janar, siç dihet është shfaqja madhore  e muzikës klasike më e ndjekura në botë. Në këtë koncert ekzekutohen veprat më të njohura klasike si nga: Bachu, Beethoveni e të tjerë.

Xeni, sic e thërrasin shkurt miqtë e tij, bëri  një  rrugëtim  të  suksesshëm  në  skenën muzikore. Me  aktivitetet  e  tij  vazhdon  të  reflektojë  si  model  i  shkëlqyer  i  punës  me  përkushtim  dhe vetëmohim  për  zhvillimin  dhe kultivimin e vlerave më  të mira edhe  të artit  dhe kulturës  shqiptare.  Përvec  punës  dhe  aktiviteteve  si  anëtar  i  Filharmonisë  së Vjenës, Shkëlzen Doli, si solist edhe i muzikës kamertale,  me tingulllin e vërtetë shqiptar  të violinës  prej vitesh me  punën e  palodhshme vazhdon  të kontribuojë në prezantimin dhe njohjen e vlerave të artit dhe kulturës shqiptare në të gjithë botën .