Thursday, March 28, 2024
Kulturë

Xeni dhe Manjola me hit veror “Unë do të dua”

xeni manjolaShkëlzen Jetishi- Xeni dhe Manjola Nallbani, dy interpret të shquar të muzikës shqipe, I pari nga Kosova dhe e dyta nga Shqipëria, me një popullaritet të lartë për një kohë të gjatë, kanë freskuar adhuruesit e muzikës me një hit të ri veror që mban titullin “Unë të dua” me tekst dhe muzikë të Flori Mumajasit. Videospoti I publikuar këto ditë sjell freskinë edhe me pamjet e bukura të  valëve të detit,   nga shumë fansa të dy këngëtarëve është pëlqyer.

Në fakt është ky një kombinim zërash e përvojash të gjata në skenën muzikore që mbledh adhuruesit e të dyja zhanreve që kultivojnë në karrierën e tyre Manjola dhe Xeni.

“Asgjë më shumë si ti nuk më lumturon në jetë”…është refreni I kësaj kënge që  padyshim se u shkon për shtati edhe adhuruesve të muzikës që I admirojnë këta dy artistë të muzikës shqipe.

Videospoti “Unë të dua”  është publikuar në Yotube ku per dy dite ka mbledhe rreth 6 mije klikime nderkohe qe e gjeni edhe ne  faqen e fejsbukut të Xenit dhe mundë të ndiqet me cilësi.(gjakovapress.info)