Friday, March 29, 2024
Kulturë

Xeni të dielen i këndon Gjakovës

Gjakovarët, të dielen nga ballkonet ,  do të kenë mundësi të kalojnë çaste muzikore, duke dëgjuar përformancën e këngëtarit Shkelzen Jetishi Xeni dhe grupit të tij me orkestren e Vëllaznim Buxhovit.  Në njohtimin e komunes thuhet se , krahas masave për parandalimin e pandemisë, po mundohemi të sjellim tek qytetetarët edhe aktivitete të cilat sadopak ju ndihmojnë për t’u larguar nga monotonia e izolimit.

“Nesër, këngëtari i dashur për të gjithë ne, Shkëlzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, do të mbajnë një performancë artistike në disa lagje te qytetit. Performanca fillon nga ora 13:30, në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar përmes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek rruga “Anton Çetta” dhe në fund tek Sheshi në Bllokun e Ri afër rrugës “Bujar Roka”, thuhet në ftesen e komunës për qytetarët e Gjakovës, që ta përjetojnë këtë ngjarje kulturore në rrethana ndryshe,  në distancë, nga ballkonet dhe shtëpitë e veta.

Kjo formë e prezantimit të këngëtarëve në këtë kohë  pandemie, është provuar në Tiranë dhe po tentohet të shfaqet edhe tek ne me të vetmin qëllim largimin e monotonisë, brenda shtëpive tona në respekt të masave mbrojtëse nga Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *