Wednesday, April 10, 2024
AktualeLajme

Zbukurohen varrezat e qytetit

Komisioni Evropian dhe Komuna e Gjakovës kanë investuar rreth 270 mijë euro për  rregullimin e varrezave, shtigjeve, ambientit të gjelbëruar, ulëseve, krojeve të ujit dhe ndriçimit si dhe ndërtimin e morgut  në kuadër të projektit që e ka impelmentuar IOM-I dhe Ministria e Mirëqenies Sociale të Kosovës  në bashkëpunim me Kuvendin komunal që ka participuar me 26.36 % apo me 71 mijë euro.

Në inaugurimin e këtyre punimeve, shefi i zyrës së KE në Kosovë,Cristoph Stock tha se ky projekt është I veçantë për faktin se këtu janë varreza të dy konfesioneve fetare , mysliman e katolik ndërsa akti I  vdekjes është pjesë e jetës  që duhet respektuar duke krijuar kushte të mira të infrastrukturës në vendin ku I thuhet lamtumira e fundit. Ai ka falënderuar komunën për pjesëmarrje në projekt që është rast I përkushtimit dhe mundësisë së thithjes së donacioneve tjera për projekte në interes të qytetarëve.

Shefi I misionit të  IOM-it në Kosovë, Hore Baca u shprehë I lumtur për përmbylljen me sukses të  fazës së parë të projektit “Kosova e bukur” me Gjakovën dhe me përfundimin e punimeve në zbukurimin e varrezave.

Fatmir Shurdhaj, zëvendësministër I Ministrisë për Punë dhe  Mirëqenie Sociale tha se projekti I varrezave,  veç ndërtimit të infrastrukturës ka pasur ndikim edhe në punësimin e 122 punëtorëve mes të cilëve ka pasur të punësuar edhe persona me aftësi të kufizuar.

Kryetari komunës Pal Lekaj theksoi se kur kemi aplikuar për këtë projekt njerëzit kanë pyetur me habi se si është e mundur të konkurrohet për të tilla projekte?!

“Unë e di se nëse donë ta njohësh kulturën e një qyteti vizito varrezat, sepse aty janë të varrosur njerëzit që e shkruan historinë e Gjakovës dhe se ata duhet respektuar. Prandaj ne vendosëm për këtë projekt dhe tash falënderojë gjithë ata që e mbështetën këtë,” tha Lekaj.