Sunday, February 4, 2024
AktualeSporti

Zeka i sjell tri pikë Vëllaznimit me Ballkanin

Vëllaznimi  e ka përmbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së parë Futbollistike të Kosovës me fitore minimale 1 me 0 në lojë me Ballkanin dhe me fitoren e dhjetë me radhë ka mbajtur pozitën e parë me 36 pikë të tubuara. Fitorja bëhet akoma më e vlefshme për faktin se u aktivizuan pothuajse gjysma e skuadrës nga futbollistë të rinjë nëmungesë të Dylazekës, Morines, Bushajt, Tetricës për shkak të kartonëve dhe Buqajt për shkak të lëndimit. Futbollistët e rinjë : Lisi Jaka, Lorik Rudi,  Ardit Vokshi,Tun Bardhoku, Shpat Tabaku e tj. me sukses zëvendësuan futbollistët e munguar.

Vellaznimi VS Olimpiku i TiranesGolashënues I vetëm në ndeshje ishte Mevlan Zeka në minurtën e 13’. Pasi nga krahu I majt ka marrë një krosim të Kasapit, Zeka nuk e pati vështirë ta mposhtë portierin mysafir Beqiraj. Vëllaznimi ka pasur edhe shumë raste të tjera shënimi por që në momentet e fundit mungonin realizimet. Pa raste nuk ishin as futbollistët e Ballkanit, të cilët në pjesën e parë goditen edhe shtyllen pingule të Muhaxherit.

Adhuruesit e futbollit, rreth një mijë,  edhepse në mot të ftohtë duatrokitën angazhimin dhe sukseset e Vëllaznimit në këtë pjesë të kampionatit. Pason pushimi dimëror për të nisur përgatitjet në muajin shkurt për stinorin pranveror kur Vëllaznimi fillon garat me katër pikë më shumë se skuadra e dytë në tabel, Istogu.

Tabela

Pozita Nd F B H GSH GP GD Pikët
1.Vëllaznimi 15 12 0 3 31 7 24 36
2. Istogu 15 9 5 1 29 7 22 32
3. Gjilani 15 9 3 3 28 14 14 30
4. Llapi 15 8 3 4 23 16 7 27
5. Dukagjini 15 8 2 5 18 18 0 26
6.  2 Korriku 15 7 4 4 24 17 7 25
7.  KEK-u 15 7 2 6 29 19 10 23
8. Liria 15 7 1 7 23 21 2 22
9. Flamurtari 15 6 3 6 19 17 2 21
10. Lepenci 15 5 3 7 14 25 -11 18
11. Ramiz Sadiku 15 4 5 6 17 20 -3 17
12. Ballkani 15 5 2 8 15 23 -8 17
13. Deçani 15 3 6 6 11 19 -8 15
14. Ulpiana 15 3 2 10 18 35 -17 11
15.Kosova(P) 15 3 1 11 5 31 -26 10
16.Rilindja 15 1 4 10 13 28 -15 7