Tuesday, April 2, 2024
Kulturë

“Zërat Pas Skene” premiera e dytë e Teatrit të Gjakovës

Skena e Teatrit të Gjakovës ka fituar ritem të ri pune . Teatri i qytetit  ka nisur përgatitjet për premierën e dytë për këtë sezon. Bëhet fjalë për komedinë “Zërat Pas Skene” të autorit Michael Frayn. Regjinë e kësaj drame po e bënë regjisori njohur Ilir Bokshi. Shfaqja është e ndarë në tri akte. Shumica e komedisë shpaloset nga variacione të ndryshme  në secilin version, ku kaosi i jashtë skenës ndikon në shfaqjen brenda skenës, me një numër të madh të telasheve. Dallimi dhe kontrasti i këtyre aktorëve/personazheve brenda dhe jashtë skenës është po ashtu një burim i një ç’rregullsie jashtëzakonisht komike. Ky është projekti i dytë për këtë vit i Teatri të qytetit të Gjakovës pas inskenimit të dramës “Martir”, të autorit gjerman Marius Von Mayenberg, e cila pas premierës një muaj më parë, është reprizuar disa herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *