Sëfundmi Arbër Dedaj ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë e shqiptarët në garën botërore “Ëorld Champions Performing Arts” që u mbajt në Los Angjelos. Duke qenë pjesë e AlbaniaEventProduction, Arbëri bashkë me Klaudio Gjinin nga Tirana, për herë të parë e përfaqësuan Shqipërinë në një garë botërore të talentëve.
Ai shkëlqeu për performancen e ti në modeling dhe kitarë, por ka shkëlqyer edhe me veshjen kombëtare të cilën e kanë pëlqyer pa masë edhe shumë vende pjesëmarrëse të botës.
Modelimi për Arbrin paraqet një fushë interesante që krahas mësimeve e tërheq me dashuri.
Pas kthimit nga Kalifornia dhe kjo garë interesante Arbri u ka rrëfyer shokëve dhe miqve përjetimet e bukura nga gara botërore e talentit dhe modës. Ai u shoqëruar me bashkëmoshatarë nga shumë treva të botës duke marrë njohuri për kultura nga më të ndryshme, ndërsa me sukses u ka prezantuar bukuritë që ka Shqipëria e Kosova.
“Ishte nder, krenari dhe shumë emocion të ngresh lart flamurin e kombit tënd në skenat më të mëdha botërore në mes të 63 shteteve të tjera konkurrent në Ëcopa Long Beach California”, ka thënë Arbri për Gjakovapress. Ai ka falënderuar gjithë ata që kontribuuan për pjesëmarrje në këtë ngjarje e veçanërisht familjen.
Edhe Arbri por edhe Klaudio kanë falënderuar konkretisht AlbaniaEventProduction që i kanë përzgjedhur për të ngritur lart vlerat e kombit, kuq e zi.
Për një kohë të shkurtër ai ka mbledhur shumë mirënjohje, kupa e medalje ku si model shqiptar na ka dhuruar emocione të papërsëritshme, që është një garanci për suksese tjera që priten në të ardhmen. (Gjakovapress Nr. 116)