Nëpër rrugët e Gjakovës gjithnjë e më shumë ka drejtues të trotinetave elektrike që shpeshherë shkaktojnë edhe vështirësi për këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Me Ligjin e ri të trafikut që ka startuar nga 3 prilli, masat ndëshkuese me gjoba janë shumë të mëdha , kanë thënë në Njësinë Rajonale të Trafikut në Policinë e Kosovës, në Gjakovë.