Si vendosët të merrni pjesë në një konkurs bukurie siç ishte Miss Kosova dhe kush ishte nxitësi kryesor?
Të them të drejtën asnjëherë nuk e kam menduar pjesëmarrjen time në MISS KOSOVA. Ishte surprizë nga nëna ime dhe nuk e kundërshtova dëshirën e saj.
Si e vlerësoni organizimin e këtij manifestimi?
Organizimin e këtij manifestimi e vlerësoj shumë mbase që është hera e parë që marr pjesë në këtë lloj spektakli dhe nuk di se si organizohen spektaklet tjera, por mund të them se e mira nuk ka fund.
A kishit menduar para garës për ndonjë çmim?
Po gjatë garës kam menduar për çmim.
Miss earth ishte vlerësimi i jurisë, por ju a e mirëpritet apo keni synuar titullin kryesor?
Po. MISS EARTH ishte çmimi i jurisë nga përgjigjet e tyre kuptova se ai çmim më takonte mua për arsye se tek unë rrezonte një bukuri natyrore. Të them të drejtën nuk isha përcaktuar për ndonjë çmim, çfarëdo çmimi ishte i mirëseardhur për mua. Për këtë dëshmon edhe juria që në bazë të vështrimit të tyre bën përcaktimin e çmimit.
Ka pasur shumë komente se ju e keni merituar?
Po i falënderoj të gjithë miqtë e mi kudo që ndodhen që më dhanë përkrahje maksimale përmes rrjeteve sociale. Ajo që më bëri përshtypje ishte se kisha simpatizues nga të gjitha moshat e që i falënderoj përzemërsisht.
Kush është gëzuar më shumti dhe kush të ka uruar më së pari?
Normal që është gëzuar familja ime, miqtë e mi dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur.
Cili është urimi më i këndshëm që e keni dëgjuar pas zgjedhjes?
Mora shumë urime nga të gjithë njerëzit anë e mban botës, ku secili urim kishte rëndësinë e vet.
Ku, kur dhe ku do të prezantoni Kosovën?
Kosovën do ta prezantoj në Filipine, por i gjithë problemi qëndron tek marrja e dokumenteve (vizës).
A keni nisur përgatitjet për një prezantim sa më të dinjitetshëm të bukurisë shqiptare në botë?
Po, përgatitjet janë bërë dhe do mundohem ta prezantoj titullin e MISS EARTH KOSOVËS në mënyrën më të dinjitetshme, sigurisht për të arritur një çmim edhe më të madh.
A pritni ndonjë çmim nga gara botërore e bukurisë?
Shpresoj!
A keni ndonjë koment pse në këtë konkurs u zgjodh një femër që nuk ka lindur në Kosovë?
Po kisha thënë, përderisa i mundësohet pjesëmarrja pse jo dhe fitorja.
Po të kishe vendosur ti për më të bukurën e konkursit, kë do ta kishe zgjedhur?
Mendoj qe juria ka qenë profesionale, gjatë qëndrimit të tyre në mesin tonë ato kanë shikuar dhe vlerësuar çdo detal dhe mendoj që vendimi përfundimtar ka qenë shumë i drejtë.
Kush është Andina Pura?
Një vajzë gjakovare e lindur me 8 Maj 1998 në qytetin e Gjakovës, që nga ky qytet kanë dalur politikan, shkrimtar, studiues të cilët njihen dhe kanë shkëlqyer me kontributin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) e kam përfunduar në qytetin e Gjakovës dhe tash e tutje do të vazhdoj studimet në Prishtinë. Në moshën 4 vjeçare isha një balerinë e talentuar, pastaj mora pjesë ne disa konkurse për Miss bukurie (mosha për të vegjël) ku dhe u kurorëzova si Miss fotogjenia. Më vonë fillova vallëzimin në Art Design ku mu dha mundësia të jem partnere kryesore e vallëzimit me koreografin Jeton Vorfi ku kam rastin ta falënderoj. Andina sot edhe pse ka këtë titull është e njëjta (vajze e thjeshtë) mike e mirë, një studente e ardhshme që synon të arrijë suksese edhe më të mëdha……..
Intervisten e plotë mundë ta lexoni ne Revisten Gjakovapress Nr. 95, që aktualisht është në treg