Me fillimin e muajit Dhjetor ka filluar ngadalë të ndjehet atmosfera e festave të fundvitit. Komuna ka ndarë 13 mijë euro për ta stolisur qendrën e qytetit. Në parkun kryesor tashmë janë vendosur kiosqet, që do të punojnë gjatë këtyre festave dhe po përgatitet tereni i patinazhit skaj Pallatit të Kulturës sikurse edhe vitin e kaluar. Në ndërkohë një pjesë e stolirave janë vendosur dhe ndriçuar për të vazhduar përditë e më shumë me të tjera dekorime. Të premten në mbrëmje janë ndezur vetëm një pjesë e dritave që shifen në këto foto.