Gjakovapress

Në numrin më të ri Gjakovapress: GJAKOVA NIKOQIRE E FESTIVALIT DITËT E SHQIPTARIT

Gjakova i ka të gjitha mundësitë që të kthehet, në kryeqendrën e turizmit kulturor shqiptar

Me poemën me titull Gjakova të Agim Deves, më 25 Korrik 24,  në parkun Ali Podrimja ka filluar edicioni parë i festivalit “Ditët e Shqiptarit”. Me çdo varg të poemës, Ina Varaku,  solli në jetë emocionet dhe forcën e historisë së dhimbshme  dhe heroike të Gjakovës e cila megjithëse ka vuajtur dhe ka derdhur shumë gjak për atdheun, shpirti i saj dhe rezistenca e palëkundur vazhdojnë të luftojë për një të ardhme më të mirë. Në hapje të festivalit, kryetari I bordit organizativ, Ermal Hasimja, tha se më shumë se muzikë, filma e valle, do të jetë një festë e madhe e artit, kulturës dhe traditës. Në këtë ngjarje janë  15 koncerte shqip, projektim filmash shqip, poezi shqip, gatime shqip e atmosferë shqip, në qytetin më shqiptar, në  Gjakovën kuq e zi, ka thënë Hasimja. Para të pranishmëve, Hasimja  ka treguar për qëllimin e organizimit të manifestimit dhe fillimisht formimin e  fondit zhvillimor për Gjakovën. ….

Exit mobile version