Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare te Gruas-8 Marsit, Komuna e Gjakovës ka nderuar me mirënjohje 10 gra te suksesshme. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast organizuar nga Kuvendi i Komunës me mirënjohje janë nderuar: Sutkije Polloshka, Melihate Caka-Vula, Gonxhe Qaushi, Florije Soba, Ifeta Jakupi pastaj Nesrete Vula, Myrvete Dula, Safete Rugova, Lirie Puka-Dobruna dhe Fakete Gojani.
Gongje Çaushi – Këngëtare
Është ndër të parat vajza gjakovare që u përfshi në jetën muzikore artistike. Ndër të parat soliste në Shoqërinë Muzikore Hajdar Dushi. Tash 74 vjeçe, Gongja ka qenë aktive në shkollën fillore e pastaj edhe të mesme. Në kohën e kur nuk flitej mirë për vajzat që merreshin me muzikë, për shkak të mendimeve prapanike, ka pasur mbështetjen e madhe të familjes, posaçërisht nga babai dhe vëllai, veprimtari i shquar Bardhyl Çaushi. Sa ishte nxënëse ka marrë pjesë në koncerte që organizoheshin në shkollë, “Klasa më e gëzueshme” apo edhe në stadiumin e qytetit në programet e përvitshme të shkollave të qytetit. Zëri i Gongjes ishte jashtëzakonisht i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës. Repertori i saj dominonte këngët e të madhes Fitnete Rexha .
Në brezin e Gongjes që ishin aktive në jetën muzikore të Gjakovës, ishin edhe Borbardha Gjini, Besa Arllati, Sadete Kupa me zë jashtëzakonisht të mirë, Mandushe Abazaga, Ferdeze Këpuska e tjera.
Tash Gongje Çaushi jeton në Gjermani.