Shkruan: Bubulina Peni
“Gjithçka do të shkojë mirë” – i përsërit vetes për kush e di të satën herë teksa e kupton që aeroplani ka filluar të lëvizë dhe çdo sekondë që kalon e ndjen veten të ngrihet lartë e më lartë në qiell bashkë me të. Pa e kuptuar as vet se si, minutat kthehen në sekonda dhe tashmë e di që atë dhe tokën i ndajnë me dhjetëra kilometra largësi. Kështu, merr frymë thellë dhe duke u munduar t’i injorojë fluturat që ndjen në stomak, hap derën e aeroplanit dhe ndjen ajrin t’i përplaset në fytyrë dhe gravitetin që po e thërret. Pa menduar dy herë, mbledh të gjitha forcat brenda vetes dhe hedh hapat jashtë… Është ky çasti kur adrenalina bashkë më një varg ndjenjash të papërshkrueshme arrijnë kulmin dhe zemra fillon të buçasë si një bombë që pret të eksplodojë nga çasti në çast. Pa ditur as vetë, hap krahët dhe mbyll sytë që ta shijojë edhe më tepër këtë ndjesi. Dhe tashmë duke u bërë një me qiellin, ndjen frikën t’i venitet shhtresa – shtresa dhe papritur shpërthen në një britmë lehtësimi.

Hapat e para, rrjedhat dhe eksperiencat
1977-ta është viti kur për Gëzimin filloi gjithçka. Gëzimi, asokohe 19 vjeçar, ani pse hedhjet me parashutë i kishte parë veç në televizor, nuk kishte pasur ndonjë idhull që e kishte frymëzuar për ta ndjekur këtë rrugë, por ishin thjesht kureshtja, shpirti sportiv dhe guximi që e shtynin për ta praktikuar këtë hobi….(Më gjërësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress, nr.138)