Ekipet e profesionalizuara të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova, pas një pune maratonë prej më shumë se 12 orë, naten deri sot në mëngjes, arritën të eleminojnë defektin në gypin kryesor FI 800 , duke iu rikthyer furnizimin me ujë të pijes zonave: Rahovec, Prizren si dhe në disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv Ismet Ahmeti ka falenderuar punëtorët për përkushtimin e madh, në rethana të vështira pune natën, për ti sjell ujin sa më parë tek konsumatorët, si dhe ka falenderuar Komunën e Rahovecit, respektivisht Kryetarin e Komunës Smajl Latifin dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre duke vizituar në orët e vona ekipet e KRU “Gjakova”, me rastin e defektit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Marmull.