Një nga projektet më madhore të komunës së Gjakovës është Impianti i ujërave të ndotura që po ndërtohet në zonën Zidi i Sadik Agës. KRU Gjakova ka njoftuar sot se punimet po vazhdojnë me ritme të shpejtuara. “KRU “Gjakova” me bashkëpunëtorët e saj është duke bërë përpjekje maksimale në finalizimin e projektit për ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Ndotura, i cili mundëson mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjakovës. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe ujërave nëntokësorë duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova..