Sa jemi të përgatitur për sezonin e ri të Ngrohjes?
Aktualisht jemi duke sanuar me aq sa kemi mundësi disa defekte ne rrjetin primar të termofikimit. Nëse sigurojmë mjete financiare shtesë atëherë do të intervenojmë në ndërrimin e disa gypave edhe në njërën nga kalldajat në mënyrë që të ofrojmë ngrohjes sa më cilësore gjatë sezonin 2016/2017.
Cilat janë kapacitete ekzistuese të rrjetit termofikues, sa familje e biznese janë të kyçura në ngrohje?
Te kyçura janë rreth 1.850 konsumatore që përbejnë afër 180,000 m2 te kyçura ne rrjetin primar të termofikimit në gjatësi prej 27 km por për shkak te sasisë se limituar nga viti 2009/2010 furnizohen gjysma e tyre, përkatësisht rreth 90,000 m2. Kapaciteti i rrjetit mundëson qasje edhe të më shumë konsumatoreve por duhet rehabilituar shumë nënstacione dhe për të gjitha këto nevojiten investime.
A jeni furnizuar me mazut dhe sa kohë keni mundësi ti ngrohni shfrytëzuesit e shërbimeve tuaja?
Këtë muaj fillojmë edhe me deponimin e lëndës djegëse – mazutit dhe sasia e planifikuar do të mjafton për rreth 3 muaj, duke filluar nga muajit Dhjetor meqë Ministria e Zhvillimit Ekonomik këtë vit ka ndare vetëm 400,000 Euro për dallim prej viteve paraprake ku subvencioni ka qenë në vlerë prej 500,000 Euro.
Sa është më e shëndetshme dhe më e lirë ngrohja përmes Ngrohtores karshi ngrohjes me lëndë tjera?
Ngrohja qendrore dhe djegia në impiantin tonë në radhë të parë largon tymin dhe zjarrin nga konsumatoret tanë të cilët ndryshe detyrohen të bëjnë djegie individuale. Pastaj deponimi i lëndës djegëse sidomos në apartamente paraqet problem dhe telashe të mëdha për banorët. Angazhimi i përditshëm në mbikëqyrjen dhe operimin e kaldajave individuale me çfarëdo lënde djegëse paraqet me të vërtetë një mund të madh posaçërisht për gjininë femërore e cila tradicionalisht është e angazhuar në përkujdesjen e fëmijëve apo të moshuarve dhe rrjedhimisht qëndrojnë më gjatë në ambiente familjare. Kurse sa i përket çmimin ngrohja është disa herë më e lirë sesa ngrohja me lëndë të tjera
djegëse. …
Intervisten e plotë mundë ta lexoni në revisten Gjakovapress 95, që është në treg