Site icon Gjakovapress

Aktualisht në Gjakovë 2.111 raste me Covid 19

Një ditë para kalimit në Vitin e Ri, në komunën e Gjakovës janë regjistruar 17 raste të reja  me Covid 19 që krahasuar me një ditë më parë ky numër sot është më I lartë për 15 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne  2 mijë e 111  raste . Gjatë 24 orëve të shkuara  ka pasur vetëm një rast i shërimit. Gjithsejtë të shëruar nga virusi korona në komunën e Gjakovës janë 1 mijë e 815. Nuk ka pasur as raste të vdekjeve.  Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 95. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës është 201.

Exit mobile version