Finalja e madhe e eventit të bukurisë Miss Globe do të mbahet në 3 nëntor në Tiranë. Vajzat nga 58 vende të ndryshme të botës tash janë në Shqipëri dhe po vijojnë axhendën e përgatitjeve. Eventi që mban firmën e regjisorit, Petri Bozo, e kthen Shqipërinë jo vetëm në një vend të konkursit të bukurisë por promovon edhe turizmin per faktin se Shqipëria ka peisazhe të mrekullueshme .Vajzat pjesëmarrëse keto dite vizituan Tiranën, Belshin, Divjakën dhe dje Pogradecin, ku Andina Pura u zgjodh si e dyta në Miss talenti . Në mbrëmjen finale të Miss Globe që do të mbahet në Tiranë , Andina Pura do të prezantohet me një fustan solemn që ia ka punuar kreatorja gjakovare Albina Dyla